Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë
Sali Berisha ngriti akuza të rënda ndaj forcave të rendit, pasi sipas tij, është qëlluar në drejtim të protestuesve me plumba gome. Ai doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi. “Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, çka përbën rrezik për jetën. Protestuesi Ilir Tushe është goditur nga snajperi pa asnjë lloj motivi. Bledion Nallbati ka marrë hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë. Unë ju them se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Ilir është goditur me snajper”, u shpreh Berisha. “Jam goditur në momentet e para që nisi protesta te kryeministria. Isha duke bërë një live në rrjetet sociale...
Burimi:
javanews.al