Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria është kthyer sot në një rrezik për Europën për shkak të narkoshtetit që ka ndërtuar Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë Dëgjesës Publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë, Berisha shtoi se vendi ynë po renditet sot krah Kolumbisë sa i përket trafikut të drogës. “Sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi....