Berisha: Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare një thirrje për revoltë kundër narko-regjimit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një video nga komunikimet e tij me qytetarët. Në video, Berisha dëgjohet teksa shprehet se qëndrimi ose largimi nga pushteti i kryeministrit varet nga reagimi i opozitës. “Nëse e lejojmë ne, palloshi i gjatë qëndron edhe 12 vite në pushtet. Qëndrimi ose mosqëndrimi i tij përcaktohet nga reagimi ynë si opozitë. Do të ngrihemi dhe do të kemi mbështetje më të madhe,” është shprehur Berisha. Postimi i tij është shoqëruar me një mesazh, ku thekson se opozita gëzon një mbështetje të shtuar nga faktori ndërkombëtar. “Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot. Prandaj, na takon ta shohim këtë mbështetje si një thirrje...
Burimi:
syri.net