Berisha manipuloi/ Bushati: PD denoncon për zonat e mbrojtura, për Trump në Zvërnec mbylli gojën

Berisha manipuloi/ Bushati: PD denoncon për zonat e mbrojtura, për Trump në Zvërnec mbylli gojën

Andi Bushati, e ka cilësuar manipulim deklaratën e Berishës për investimin e Trump-Kushner në Sazan, pasi qëllimisht nuk përmendi Zvërnecin. Bushati tha se PD ka denoncuar prej vitesh skemën e nxjerrjes së zonave të mbrojtura nga ligji, për t’ju shpërndarë oligarkëve, por në rastin e Trump dhe Kushner ka heshtur. “Berisha manipuloi, një politikan merret me momentin. Ivanka shkoi në Zvërnec. Kjo opozitë, ka skemën tipike që ka 10 vjet që denoncon, nxjerrjen nga ligji i zonave të mbrojtura, ku oligarkë shqiptarë kanë blerë përballë tokat, vjen një emër i madh, mbyllet deal dhe shiten apartamente. Këtë opozita duhet ta denoncojë. Kush është kali i betejës së opozitës sot? Që ne jemi në pamundësi për të përfaqësuar opozitarizmin, sepse është shkallmuar demokracia, nuk ka zgjedhje. Këta...