Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim me qytetarët nga ku ka theksuar se e ka ftuar kreun e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ti bashkohet protestës së 22 Dhjetorit. Teksa tregon mbështetjen ndaj tij, Berisha tha se Lapaj mund të mbante dhe një fjalim në këtë protestë, por ky i fundit ka programin e tij në protestën javore që po zhvillon. “Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët...