Berisha lajmëron: Zgjedhje të reja në PD nga kryetari e deri tek seksionet
Sali Berisha deklaroi se PD do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme partiake, për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Berisha tha se do të zgjidhet kryetari i partisë si dhe drejtuesit në të gjitha nivelet e tjera. Ai iu referua edhe primareve ku ndonëse pranoi kritikat, tha se ato nuk do të hiqen, por do të përsosen. Sali Berisha: Në PD do të bëhen zgjedhje në të gjitha nivelet. Ka kritika për primaret, por heqja e primareve do të thotë heqje e marrjes parasysh të vullnetit të anëtarëve. Nuk duhet të kërkojmë këtë. Duhet t’i përsosim. Dhe mbi bazën e votës do të zgjidhet e gjithë organigrama drejtuese nga kryetari e deri tek seksionet e PD.
Burimi:
ntv.al