Berisha: Kushtetuesja la në fuqi vendimin e pezullimit. Ne jemi të përkushtuar në kryengritjen paqësore të shqiptarëve
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e pezullimit, duke hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se bëhet fjalë për një “mosvendim”. Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se, sipas ligjit për rrëzimin e vendimit duheshin pesë vota dhe fakti që ato nuk u siguruan do të thotë se vendimi i prokurorisë mbetet në fuqi. Lideri i opozitës shtoi se katër gjyqtarë kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë kërkesën e Ramës, duke e cilësuar situatën si një përballje të qartë ligjore dhe politike. Berisha u shpreh se opozita do të diskutojë hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë e ndjekjes së çështjes në Gjykatën Kushtetuese, por theksoi se Partia Demokratike mbetet e përkushtuar në organizimin e asaj që...
Burimi:
syri.net