Berisha: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një qëndrim të PD në lidhje me situatën në Iran. Në deklaratën e PD theksohet se kryengritësit në Iran po shkojnë drejt fitores ndaj diktaturës teokratike. Deklaratë e Partisë Demokratike. Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit. Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme. Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr...
Burimi:
syri.net