Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët. Kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët. Kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me të rinjtë demokratë, deklaroi  se qeveria aktuale ka humbur çdo legjitimitet politik dhe moral, pasi ka ardhur në pushtet përmes një farse elektorale dhe ka plaçkitur qytetarët shqiptarë. Sipas tij, opozita ka faktuar dhe denoncuar në mënyrë të pakundërshtueshme vjedhjen e zgjedhjeve, duke e ekspozuar Edi Ramën si autor të një procesi që nuk përmbush asnjë standard demokratik. Raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të Këshillit të Europës, konfirmojnë kapjen e shtetit dhe shkrirjen e partisë me pushtetin, një praktikë që i përket monizmit dhe jo demokracisë. Berisha theksoi se një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira nuk mund të rrëzohet përveçse me votë, por nënvizon se kjo qeveri nuk gëzon më këtë mbrojtje kushtetuese, pasi ka...