Berisha: Kjo është java vendimtare, në 24 janar shqiptarët e zemëruar do të bashkohen fuqishëm

Berisha: Kjo është java vendimtare, në 24 janar shqiptarët e zemëruar do të bashkohen fuqishëm

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij këtë të hënë përballë Kryeministrisë, deklaroi se kjo është një javë vendimtare. Berisha tha se protesta e sotme i paraprin asaj të 24 janarit, e cila, sipas tij, do të jetë protesta më e madhe dhe vendimtare, që do të sjellë zemërimin më të madh të shqiptarëve. “Kjo protestë dëshmon qëndresën tonë për t’u përballur me këtë narkoqeveri, me këtë organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, për t’u përballur deri në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë, pasi kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana...