Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Berisha kërkon t’i përgjigjet Toni Gogut, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Sali Berisha kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, ndërsa deputetët demokratë bllokuan foltoren. Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, ndërsa Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës: Berisha: Ata janë e keqja radikale, janë njerëzit më të pashpirt që vjedhin qytetarët e varfër dhe shqiptarët. Këta janë e keqja radikale, hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni këta, jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim se mund të flisja për Ramaduron, për çfarë s’mund të flisja, por e keqja, ajo që i bëni ju këtij vendi, nuk ka të ndalë. Si more bëheni ushtarë? Si mund të bllokoni imunitetin, çfarë u thoni ju familjarëve tuaj? Cili nga familjarët tuaj, miqtë tuaj, do ta miratonte këtë? Po ajo është kapur,...