Berisha kërkon Ramën në gjyq për dosjen Partizani, të dëshmojë për periudhën që ishte kryebashkiak i Tiranës
Ish kryeministri Sali Berisha nën akuzë për korrupsion i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitar edhe Kryeministrin Edi Rama për kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Kërkesa për provat shkresore u lexua nga avokati Genc Gjokutaj i cili e shtoi emrin e Ramën në të njëjtën listë ku sipas mbrojtjes duhen dëgjuar 137 dëshmitare që janë pyetur nga SPAK mes tyre Bamir Topi, Taulant Balla, Mimi Kodheli, deri tek ushtarakë e noterë. Mbrojtja deklaroi se SPAK tejkaloi kompetencat duke hetuar VKM dhe politikat qe ndjek një qeveri, mbasi nëse janë apo jo ligjore vendimmarrjet kolegjiale këtë e bën Gjykata Kushtetuese Avokatët thane se ndjekja penale ishte e ndikuar politikisht Për këtë sollën në vëmendje deklaratat e Ramës por sipas avokatëve edhe të ish ambasadores...
Burimi:
top-channel.tv