Berisha: Kemi marrë vendime të dhimbshme në emër të parimeve
Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha se opozita u krijua në terrenin më armiqësor dhe se ia arriti që të mbrojë dhe të krijojë një demokraci. “Në 35 vite kur vështrojmë pas ne vijmë këtu si njerëz të idealeve. Si njerëz që sakrifikuan për idealet më fisnike, për lirinë e individit, për votën e lirë, për familjen. Pra ne jemi njerëz që jemi udhëhequr dhe kemi mbrojtur të vërtetat më të mëdha të një shoqërie. Ne u krijuam në një terren më armiqësor. Një terren që opozita ishte një mallkim, por ne ia dolëm që në vendin e diktaturës më ekstreme të ndërtojmë rendin demokratik, ekonominë e...
Burimi:
ntv.al