‘Berisha ka bërë shumë gafa’, Klosi: Kush e kishte zotësinë për të dhënë urdhër që të qëllohej më 21 janar përveç tij?

‘Berisha ka bërë shumë gafa’, Klosi: Kush e kishte zotësinë për të dhënë urdhër që të qëllohej më 21 janar përveç tij?

Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, tha se ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes së 21 janarit 2011, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të ish-opozitës socialiste në atë kohë, sot në mazhorancë dhe u shpreh se urdhri për të qëlluar nuk mund të jepej tjetër përveçse nga kryeministri. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar shpjegoi se Berisha në karrierën e tij politike ka bërë shumë gafa të rënda, sikurse ngjarjet e vitit 1997, por programimi dhe strategjia e tij ka qenë që të vendoste vetë sigurinë, apo siç e cilësoi, “ta bënte zap popullin” dhe jo të mendonte për sigurinë e vendit. “Interesi kryesor i ndërkombëtarëve ka qenë primar për sigurinë dhe jo për demokracinë. Siguria vinte e para. Berisha e dinte...