Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore

Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore

Duke ftuar qytetarët dhe opozitarët në protestën e 24 Janarit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve. ‘U ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ te kryeministria. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale. Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës. Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin...