Berisha ironizon Ramën: I ngeli në dorë Dash Sula
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një bashkëbisedim online me qytetarët. Ai nuk i ka kursyer batutat në lidhje me kryeministrin Edi Rama, ku tha se nuk ishte i pranishëm në konferencën e Mynihut, pasi nuk ishte i denjë. “I ngeli në dorë Dash Sula”, tha me batutë Berisha, duke iu referuar emërimit të ish-deputetit demokrat në krye të Kryeinspektoratit të Përgjithshëm. Sali Berisha: Në Mynih Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. Delegacionin e nisi por vetë nuk shkoi dot, i mbeti në dorë Dashi, e kam fjalën për Dash Sulën. Ishte dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Rama nuk del më. Fati ynë dhe i familjeve tona duhet të jetë në duart tona, ndaj duhet...
Burimi:
ntv.al