Berisha: I refuzuar në Uashington, Edi Rama negocion pazare me drejtësinë! Po ‘shet’ Belindën për Lindën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura. Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiç. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për përdorimin e UNESCO-s si pretekst për projekte në Durrës që dëmtojnë pronarët legjitimë, si dhe paralajmëroi për një marrëveshje të mundshme që përfshin heqjen e imunitetit të Belinda Balluku në këmbim të mosprekjes nga SPAK të Linda Ramës, duke e cilësuar këtë si rrezik për drejtësinë në vend. Videomesazhi i plotë: Lidhur me mashtrimet e zakonshme...
Burimi:
syri.net