Berisha i bën thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, ka lëshuar një alarm kombëtar mbi situatën kritike ku ndodhet vendi. Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike. Gjatë fjalës së tij, Berisha paraqiti të dhëna tronditëse mbi gjendjen e popullsisë: “Në rrafshin e dëmit kombëtar kjo faktohet më e dëmshme se ajo tjetra në kuptimin që ai persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 i çoi në kampe përqendrimi, 60 mijë i pushkatoi. Kurse ky largoi nga Shqipëria në 10 vite 45% të shqiptarëve dhe ne nuk po e realizojmë se si ne po vrapojmë drejt shuarjes. Nga...
Burimi:
syri.net