Berisha: Hodhën gaz lotsjellës në kate të ndryshme të xhamisë. I vraftë Zoti

Berisha: Hodhën gaz lotsjellës në kate të ndryshme të xhamisë. I vraftë Zoti

Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike, akuzoi forcat e rendit se kanë hedhur gaz lotsjellës në disa kate të xhamisë, kur brenda kishte besimtarë të shumtë. “Kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të xhamisë, kur besimtarët po faleshin. E mbushën Xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë. Për këtë krim të shëmtuar janë pasardhës të etërve të tyre barbarë”, tha Berisha. “U bëj thirrje besimtarëve myslimanë të dënojnë këtë akt të shëmuar. Protesta jonë paqësore nuk do të ndalet, por do bëjë gjithçka që të përjashtojë çdo veprim me kundërshtarin, vetëm e vetëm që ata të mos ju prishin Namazit”, shtoi kreu demokrat.