Berisha: Ftoj çdo shqiptar, ditën e diskutimit të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti!

Berisha: Ftoj çdo shqiptar, ditën e diskutimit të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti!

Në përmbyllje të fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, lideri demokrat Sali Berisha ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë, ditë në të cilën do të diskutohet mbi heqjen e imunitetit të deputetes së PS, Belinda Balluku.Berisha tha se është koha që të gjithë shqiptarët të mblidhen para Parlamentit dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, kundër një qeverie që tashmë nuk ka çfarë të bëjë më.‘Po humbëm ne, u garantoj se Shqipëria pas pak dekadash nuk do ekzistojë’, ishte kushtrimi i liderit demokrat Sali Berisha, ndërsa paralajmëroi fatin e hidhur për shqiptarët që do të kthehen në qytetarë të dorës së tretë, nëse nuk bëjnë rezistencë. Do thoni ju, po mirë, çfarë do bëjnë të tjerët? Nuk mund të...