Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një thirrje edhe për të gjitha forcat opozitare gjatë protestës që zhvilloi opozita para Kryeministrisë. Kreu i demokratëve u shpreh se forcat opozitare duhet të bashkohen dhe se ata që dalin kundër turpërojnë veten. Sipas tij, në kohë të vështira edhe SHBA-të u bashkuan me Bashkimin Sovjetik dhe se diçka të tillë duhet ta bëjnë edhe opozitarët për të larguar Ramën. “Kam një thirrje për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi. Ju bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari shqiptarit. Le të bashkohemi. Çdo opozitar, por edhe çdo qytetar që sot është kundër bashkimit ta dijë mirë se turpëron veten...