Berisha: Fokusi i protestave është Rama, jo Balluku! Çështja më madhore këtu është AKSHI, janë vjedhur të dhënat e çdo qytetari
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha deklaroi gjatë një dalje për mediat në selinë blu se, “fokusi i protestave është Rama, jo Balluku”. “Çështja më madhore këtu është AKSHI, janë vjedhur të dhënat e çdo qytetari”, tha kreu demokrat. Klajdi Bodlli: Z. Berisha, ju thatë që keni një plan, një ide për protestën e 28 shkurtit që do ia paraqisni kryesisë, apo Këshillit Kombëtar për të marrë një vendim. A varet skenari i protestës nga qëndrimi i mazhorancës ditën e sotme për zonjën Balluku? Dhe në idenë tuaj, a është përfshirë qëndresa pa ndalim apo ngujimi i një pjese të zyrtarëve të PD? Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Protestat tona nuk kanë në fokus kryesor Ballukun. Fokusi kryesor i protestave tona është kryehajduti i kombit,...
Burimi:
syri.net