Berisha: Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës

Berisha: Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës

 Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në protestën madhështore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ tha se, Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës.Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, shqiptarë dhe shqiptare kudo që ndodheni sot, përshëndetjet më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë, Shqipërisë së shpresës, Shqipërisë së fitores.Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard në kushte ndër më alarmantet.Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësorë në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit.Ndaj dhe më duhet të nis këtë fjalë...