Berisha: Edhe zgjedhjet e 2021 ishin farsë dhe unë e shkruajta, por ai që ishte para meje, donte të ndante pushtet me Edi Ramën

Berisha: Edhe zgjedhjet e 2021 ishin farsë dhe unë e shkruajta, por ai që ishte para meje, donte të ndante pushtet me Edi Ramën

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve lideri i opozitës Sali Berisha tha se, “edhe zgjedhjet e 2021 ishin farsë dhe unë e shkruajta”. Por, sipas Berishës, ai që ishte ne krye të PD, “donte të ndante pushtet me Edi Ramën”. Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë është hapur gara për kryetarin e PD. A e konfirmoni ju pjesëmarrjen në këtë garë. Sali Berisha: A mund të më thuash pak, kush të tha ty që jo njëherë. Si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigje. Anesti Bajramemaj, A2CNN: A bie ndesh me nenin 46 pika 8 e statutit të PD, nenin e quajtur nga ju ‘neni Basha’ pjesëmarrja juaj në garë. Sali Berisha: Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Nëqoftëse ka...