No Image Available

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe kancelaritë ndërkombëtare. Në fjalën e tij gjatë foltores së radhës së demokratëve, Berisha shprehu mirënjohjen për qytetarët që u ngritën në protestën e 24 janarit, duke mbushur rrugët dhe duke lebetitur, sipas tij regjimin. “Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare. Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend. U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar. Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij...