Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë para parlamentit në të njëjtën ditë që do të diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres në largim, Belinda Balluku. Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar. Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës. Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë. Kreu i Partisë Demokratike, tha se ekziston nevoja e bashkimit kundër rrezikut sipas tij për të ardhmen e vendit. Berisha: Për sa kohë është BE e ardhmja më e mirë dhe fati më i madh i shqiptarëve është...
Burimi:
vizionplus.tv