Berisha: Denoncuam narkoregjimin, mbrojtëm pluralizmin dhe sot jemi partia më e mbështetur në botë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka denoncuar pa kompromis regjimin e narkoshtetit të Edi Ramës dhe ka mbrojtur me vendosmëri pluralizmin dhe vlerat demokratike, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta ndalur. Berisha theksoi se megjithë përpjekjet për t'i izoluar dhe për t'i mbyllur gojën, demokratët kanë qëndruar të palëkundur në mbrojtje të të vërtetave dhe idealit të një Shqipërie të lirë. Lideri i opozitës nënvizoi se nga një parti e izoluar dhe e përçmuar në nivel ndërkombëtar, sot PD është partia më e mbështetur dhe më e vlerësuar në botë, falë qëndresës dhe forcës së demokratëve përballë një regjimi të korruptuar dhe autoritar. Deklarata për media: Miq, i dini vet, nuk do të bëj historikun e këtyre viteve që shkuan, por një gjë...
Burimi:
syri.net