Berisha: Data e protestës do përcaktohet, por ka mundësi që të jetë përpara 20 shkurtit

Berisha: Data e protestës do përcaktohet, por ka mundësi që të jetë përpara 20 shkurtit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se data e protestës ende nuk është përcaktuar, por ka mundësi që ajo të zhvillohet përpara 20 shkurtit. Ai bëri të ditur se sot nisin konsultimet dhe se data do të bëhet publike përmes një njoftimi zyrtar. Berisha theksoi se protesta është pjesë e strategjisë së PD-së dhe se opozita nuk do të heqë dorë nga kjo formë veprimi. FJALA E BERISHËS: Do përcaktohet, por ka mundësi para datës. Nuk është përcaktuar. Sot fillojnë konsultimet. Do përcaktohet, do ketë njoftim. Por do ketë pa diskutim protestë. Nuk ka, nuk heqim dorë ne. Ne jemi tani, e kemi thënë edhe më para ne këtë, strategjia jonë është protesta.