Berisha bën gafën e radhës, nuk gjen dot emrin e protestuesit: Ilir Lleshi, më falni…Ilir…urdhëro…Shtufi…jo..
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë lëmsh gjatë konferencës për mediat teksa po mbronte protestuesit e dhunshëm që hodhën molotovë në drejtim të efektivëve. Ndërsa po krijonte skenarët imagjinarë, se kryeministri Edi Rama kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesve, Berisha u bë lëmsh dhe nuk gjeti dot emrin e protestuesit që po kërkonte. “Ilir Lleshi, më falni…Ilir…urdhëro…Shtufi…jo shufi…Tufi. Ilir Tufi protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse”, tha Berisha.Madje, në tentativë për të gjetur emrin e protestuesit, i cili sipas tij ishte qëlluar me plumba gome, Berishës i shkoi mendja edhe tek biznesmeni Ilir Shtufi, një emër i përfolur edhe për...
Burimi:
sot.com.al