Berisha: BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare e kanë dosjen Rama-Balluku
Lideri demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja “Balluku” është në dijeni të institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian. Ai theksoi se, sipas tij, këto institucione disponojnë informacionin përkatës, ndërsa u ndal edhe te përgjegjësitë politike që lidhen me këtë çështje. Sokol Deliaj: Doktor, të përshëndes. Nëse dosja Balluku e implikon edhe Ramën, duhet që anëtarët e Komisionit të Mandateve ta dërgojnë tek institucionet e BE që ata të marrin vendimin përfundimtar për këtë qeveri. Sali Berisha: Faleminderit shumë Sokol për sugjerimin, por unë të garantoj se ata e kanë. Institucionet ndërkombëtare e kanë atë dosje.
Burimi:
syri.net