Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Në lidhje me sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, KE ka reaguar për A2CNN. KE deklaroi se nuk ka koment ndaj spekullimeve. Kreu i PD Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e Kryesisë se Silvio Gonzato po sillet si ambasador i Ramës, duke thënë se AKSHI është problem kulturor. “Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve....