Berisha: Akuza ndaj ish-krerëve të UÇK, ripërsëritje e shpifjeve të famziut Vukçeviç! Gjykata të mos ndikohet…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me pretencën e prokurorëve ndërkombëtarë në Hagë, ku paraqitën akuzat më të rënda dhe kërkuan vite burg për më shumë dekada, rreth dy shekuj të marrë së bashku, për udhëheqësit më kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës. ‘Akuza e paraqitur sot ndaj ish-udhëheqësve të UÇK, ish-aleat të Natos në luftën për çlirimin e Kosovës, është një ripërsëritje e shpifjeve të propagandës të ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të famziut Vukçeviç, që formuloi i pari ndaj tyre akuzën monstruoze të “shkuljes së organeve” nga serbët, robër lufte, dhe trafikimin e tyre, madje në territorin e Shqipërisë’, shkruan Berisha në Facebook. Gjithashtu Berisha i bëri thirrje edhe gjykatës, që në këtë rast të mos ndikohet në akuzat propagandistike që...
Burimi:
syri.net