Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Berisha është shprehur se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e kriminelëve, për t’u tërhequr nga tenderat. Këto komentet të Berishës erdhën pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Posaçme në institucionin e AKSHI-t. Po ashtu Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit para Kryeministrisë, për të bërë të mundur sipas tij, rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pjesë nga fjala e Berishës: Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t’u...