Beqiraj-Ramës: Ah Sotir, BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës
Ish/zv-ministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj ka ironizuar deklaratat e sotme të Edi Ramës, në lidhje me integrimin në BE. Me një status në rrjetet sociale, Beqiraj, shkruan se, ‘ligjet mund ti përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030, por nuk do të mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE-së!’ Reagimi i Irena Beqiraj: Ah Sotir, Sotir ! Edi Rama sot na informoi se ‘Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE. Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit. Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani. Në raport...
Burimi:
syri.net