Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

Belinda Balluku flet për herë të parë: Nuk e kam penguar kurrë drejtësinë! S’kam lidhje me korrupsionin

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku reagoi për herë të parë në lidhje me akuzat nga SPAK. Ajo tha se ka vendosur të heshtë pasi beson se çështjet juridike duhet të kenë rrjedhën që i parashikon ligji. Balluku tha se nuk ka pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe deklaroi se nuk e ka penguar kurrë drejtësinë. Përkundrazi ajo theksoi se nxit prokurorinë që të hetojë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën. “Do desha të thosha shkurt për herë të parë disa fjalë për atë që ka ndodhur dhe atë që është thënë në muajt e fundit. Kam marrë vendim personal me vullnet të lirë që të hesht për një çështje juridike pasi besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në...