BelEdi, palët kanë rrokur armët

BelEdi, palët kanë rrokur armët

BelEdi, palët kanë rrokur armëtNga Basir ÇollakuPalët i kanë armët në duar drejtuar njëri-tjetrit. BelEdi është dyshja Belinda dhe Edvini, siç i bashkojnë emrat e mbiemrat dyshe nëpër ekipe futbolli. Me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti ka miratuar shkarkimin e Belinda Ballukut, nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga numri total i mandateve të mazhorancës me aleatin PSD, mungon në ngritje kartonash, vetëm vota e ish-ministres, ende deputete. A janë gati votat e sotme të shprehen njëlloj për heqjen e imunitetit të saj?! Duke konsideruar të gatshme ato të opozitës. E pandehura Balluku në hetim deri tani për 11 procedura, ku kanë firuar 1.1 miliard euro, me një potencial kërkesë dënimi të deritanishme nga akuza deri në...