Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE
Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian me kontribut thelbësor në këtë proces të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje.Këtë qëndrim riafirmoi Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit në një ceremoni solemne nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim tête-à-tête dhe më pas në praninë e delegacioneve të tyre.Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në konferencën e përbashkët për mediat me homologen maqedonase, bëri të ditur konkluzionet e këtij takimi, pjesë e të cilit ishte dhe çështja e faktorit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.“Faktori shqiptar...
Burimi:
javanews.al