Begaj: Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza të montuara, sot Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes

Begaj: Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza të montuara, sot Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes

Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili mbajti edhe një fjalim. Ai u shpreh nga foltorja se Kosova është një realitet i pakthyeshëm. “Në emër të Republikës së Shqipërisë ju uroj gëzuar Ditën e Pavarësisë. Çdo shqiptar kudo ndodhet, çdo familje shqiptare në Shqipëri a diasporë sot ndihen pjesë e festës, e gëzimit, urimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe. Sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësisë. Në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet i...