Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit për zyrtarët e lartë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”. Ky ligj vendos kufizime për ish-zyrtarët e lartë, pasi u ndalohet të punësohen si drejtues në kompani private. Gjitahshtu në ligj ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre. Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit. Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë. Ish-zyrtarët ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet...
Burimi:
vizionplus.tv