BE pritet të heqë më 2 mars masat politike dhe financiare të vëna ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura para më shumë se dy vite e gjysmë. Vendimi për këtë është marrë nga organet përkatëse të Komisionit Evropian dhe do të miratohet edhe nga vendet anëtare në takimin e Grupit punues për Ballkanin Perëndimor (COWEB) të hënën, në takimin e tyre në Bruksel. Heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës e kishte paralajmëruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani. Në atë kohë, nga Komisioni Evropian kishin paralajmëruar se të gjitha masat do të hiqen “në pjesën e hershme të vitit 2026”. Prej atëherë, në Komisionin Evropian arsyetoheshin se “janë...
Burimi:
syri.net