“BE e vlerëson punën e SPAK”/ Intervista e ambasadorit Gonzato: Shqipërisë i duhet anëtarësimi, lufta kundër korrupsionit është thelbësore

“BE e vlerëson punën e SPAK”/ Intervista e ambasadorit Gonzato: Shqipërisë i duhet anëtarësimi, lufta kundër korrupsionit është thelbësore

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato e vlerësoi lart punën e SPAK-ut, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. Në një intervistë dhënë DW, ai nënvizoi se dëshira e bllokut është që procesi i anëtarësimit të jetë vërtet një proces-ndërtimi i shtetit, një proces që krijon institucione të qëndrueshme, të forta dhe të pavarura. “Kjo është ajo që i duhet Shqipërisë“, ishte komenti i tij. Në këtë kuadër, ai e cilësoi punën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si thelbësore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta politike. Sipas tij, SPAK ka fituar vlerësim nga vendet anëtare të BE-së për...