“Bazamenti i kësaj kufomë-Qeverie i rrënuar”/ Blushi, akuza: Belindat e reja i duhen Edi Ramës për të firmosur aferat
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës, duke e cilësuar si “funeral politik” dhe të shkatërruar nga korrupsioni. Sipas tij, ndryshimet e fundit në qeveri, të quajtura “Diella 2”, nuk janë reforma, por një makiazh mbi një regjim të rrënuar moral dhe politikisht, dhe e vetmja rrugë shpëtimi mbetet largimi i Kryeministrit. Blushi kritikoi faktin se ndërkohë që një e treta e Shqipërisë mbeti e izoluar, pa rrugë dhe shërbime, qeveria shpalli zëvendësime të ministrave, të cilët sipas tij janë pjesë e klaneve dhe nuk kanë integritet apo autonomi, por firmosin vetëm për të mbuluar aferat e Ramës dhe për të vazhduar korrupsionin. Ai akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar...
Burimi:
sot.com.al