Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Kush do të jetë ministri drejtues dhe përfaqësuesit vendorë

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Kush do të jetë ministri drejtues dhe përfaqësuesit vendorë

pamje nga takimi TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive. Në takimin e sotëm me kryebashkiakët në Golem, kreu i qeverisë theksoi se ky grup pune do të vlejë për adresimin dhe trajtimin e problemeve të bashkive. Në mbyllje të takimit të sotëm me kryetarët e bashkive, Rama njoftoi dhe ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive. Ministri i pushtetit vendor Ervin Demo do të jetë në krye të këtij grupi. Ndërohë që ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahiaj, ministri i kulturës dhe turizmit Blendi Gonxhe dhe ministri i mjedisit Sofjan Jaupaj do të jenë përfaqësuesit e qeverisë. Ndërsa, përfaqësues nga bashkitë do të jenë kreu i bashkisë së Lezhë, Maliqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit....