“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, zbardhen diskutimet
Me vizitën zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, vijon turin e diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, ai zhvilloi një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana. Kryetari Peleshi theksoi se Italia mbetet partnere strategjike e Shqipërisë dhe një nga aleatet më të fuqishme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ai nënvizoi se Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt, me më shumë vendosmëri dhe qartësi drejt BE-së, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit. Peleshi vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimin...
Burimi:
top-channel.tv