Basha dorëzohet përfundimisht, i jep Berishës faqen zyrtare të PD në Facebook me 320 mijë ndjekës
Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të gjitha simboleve dhe logove të kësaj force politike. Së fundmi PD-ja njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes së Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë. “Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se...
Burimi:
top-channel.tv