Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot pretendimet e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se vendimi për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u imponua nga kryeministri Edi Rama.   Reagimi i Gazment Bardhit:  I vetmi shpjegim me vlerë për publikun që duhet të japë Gjykata Kushtetuese është ky: cilat qenë arsyet dhe motivet që e çuan t’i nënshtrohej presionit të Kryeministrit në çështjen Balluku, duke treguar papërgjegjshmëri dhe mungesë të theksuar integriteti. Sqarimi i kësaj rrethane do ta çlironte Gjykatën Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogëlonte hendekun e mosbesimit tek kjo gjykatë.  Po ashtu, do të bënin mirë që të shkruanin po kaq gjatë sa sqarimi për publikun, edhe argumentet kushtetuese për pezullimin e një vendimi gjyqësor penal, me efekt individual, me kërkesë të...