Bardhi me Ministrin gjerman për Europën: Jetike për Shqipërinë lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar
Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Gunther Krischbaum, ku në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe sfidat që, sipas tij, mbeten thelbësore për vendin. Në një njoftim publik, Bardhi e cilësoi takimin si të rëndësishëm, duke theksuar se integrimi europian duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe në zbatimin real të standardeve të Bashkimit Europian, dhe jo një mekanizëm për të justifikuar, sipas tij, problematikat e keqqeverisjes. Ai u shpreh se opozita mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, por nënvizoi se ky proces duhet të shoqërohet me reforma konkrete dhe rezultate të prekshme. Sipas Bardhit, ndër prioritetet kyçe mbeten garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,...
Burimi:
syri.net