Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Po kriminalizohet parkimi i dyfishtë, ndërsa korrupsioni mbetet i pandëshkuar
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar se ato prekin qytetarët për shkelje të lehta, ndërsa sipas tij, abuzimet me fondet publike nuk po trajtohen me të njëjtën ashpërsi. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Bardhi u shpreh se ndryshimet e reja parashikojnë që parkimi i dyfishtë të konsiderohet vepër penale. Ai e cilësoi këtë si një standard të papranueshëm, duke kërkuar të dijë nëse ekziston një vend tjetër ku një shkelje e tillë trajtohet me burg. “Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së. Në vitin 2012, ky Kuvend miratoi dekriminalizimin e shpifjes. Sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë është...
Burimi:
syri.net