Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Qeveria pengesë për integrimin. Shqipërisë i duhet ndryshimi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, i përgjigjet Edi Ramës që i quajti “mërgata e qyqeve në Berlin” dhe deklaron se pengesat për integrimin europian të Shqipërisë lidhen drejtpërdrejt me qeverinë dhe mazhorancën aktuale. Në të gjitha takimet në Bundestag dhe në qeverinë federale u përcoll i njëjti mesazh: integrimi kërkon standarde reale dhe rezultate konkrete në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vizita treditore në Berlin na bëri edhe më shumë me dije se ku qëndrojnë problemet, se kush janë pengesat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Fatkeqësisht, 100% e pengesave, 100% e problemeve janë shkaktuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale qeverisëse”, u shpreh Bardhi në një...
Burimi:
syri.net