Bardh Spahia: Shiu i grisi maskën. Shkodra nën ujë, bashkia nën turp!

Bardh Spahia: Shiu i grisi maskën. Shkodra nën ujë, bashkia nën turp!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, denoncon dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes lokale në Shkodër, ku një rrebesh shiu mjaftoi për të zbuluar të vërtetën e hidhur pas propagandës trevjeçare. Përmbytjet e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli fasadë, të korruptuar dhe të shkëputur nga nevojat reale të qytetarëve thekson deputeti Spahia. Reagimi i plotë:  SHIU I GRISI MASKËN. SHKODRA NËN UJË, BASHKIA NËN TURP!  ​Sot natyra rrëzoi me një të rënë shiu propagandën bajate që po na serviret prej 3 vitesh! Uji që ka pushtuar rrugët është pasqyra e vërtetë e "Rilindjes" suaj false. ​Prej tre vitesh, Shkodra po gërryhet nga një model i shpifur, një fasadë "alla Open Society", të tipit Erion Veliaj që është asgjë më shumë se një ANTI-VLERË. ...